GIALLOROSSI

Destro, afron Romën në krye
6 April, 2014 @17:46
Roma ka arritur të shënojë fitore të madhe sot në mysafirllëkun e vështirë në Sardenjë në ndeshje ndaj Cagliarit.
Ka qenë ylli i ri italian, Mattia Destro që me hat-trick i ka ndihmuar ekipit të tij që të shënojë fitore që vetëm 6 xhiro pa përfunduar Serie A, të bëj luftën për titull edhe më interesante.
Për më tepër, kjo ka qenë fitorja e parë e Romës si mysafire në Cagliari që prej vitit 1995! Trajneri i romakëve, Rudi Garcia, pushoi kapitenin Francesco Totti sot.
E për golat e Destros, u përkujdesën për asistim së pari Yao Gervinho, pastaj Radja Nainggolan e në fund edhe Alessandro Florenzi.
Te Cagliari në 20 minutat e fundit të ndeshjes u paraqit Agim Ibraimi, që arriti t’i ndihmojë ekipit në golin e nderit në ndeshje.
Rezultatet dhe tabela aktuale.