BESA-FERRONIKELI

Ferronikeli, del nga zona e rrezikshme
6 April, 2014 @17:38
Se Ferronikeli është duke luftuar me kusht epitetin e skuadrës së Superligës, e ka treguar edhe sot. Skuadra e Ramiz Krasniqit, që nga humbja e parë pranverore nga Llamkos Kosova, më nuk ka humbur, gjë të cilës i është shmangur edhe sot me dëshirë të madhe të lojtarëve - që vërehej në fushë.
Besa e Pejës që gjindet në mes të tabelës kaloi në avantazh me anë të sulmuesit të ri të tyre, Egzon Gashi në pjesë të dytë - gol ky i shënuar nga rreth 25 metra largësi. E kur pejanët mendonin se i morrën tre pikë, Fatih Karahoda krosoi bukur për Mirlind Demakun e Ferronikelit i cili shënoi 5 minuta para përfundimit të takimit për ta shmangur nga zona e rrezikshme ekipin e tij.
Gjatë lojës, Besa kishte një dominim të lehtë në pjesën e parë të ndeshjes, derisa në të dytën, posaçërisht pas golit të pësuar Ferronikeli e dëshiroi më shumë pikën.
E pikërisht kjo pikë e fituar sot në Pejë për ekipin e Ramiz Krasniqit, që nuk di për humbje në pesë xhirot e fundit, i ka ngritur ata për herë të parë në vendin e dhjetë të tabelës - që i shpëton nga rënia direkte.
Rezultatet dhe tabela aktuale.