MBIJETESA

REUTERS/Arkiv
Catania dhe Cagliari, largojnë trajnerët
7 April, 2014 @14:40
Catania dhe Cagliari kanë shkarkuar trajnerët e tyre për shkak të disfatave të fundit në Serie A, nga Torino dhe Roma, përkatësisht.
Catania, që stinorin e kaluar arriti të barazojë klasifikimin më të mirë në histori të saj në Serie A - duke e përfunduar stinorin 2012/13 në vendin e tetë dhe për pak nuk e arritën Europa League, këtë stinor me gjasë nuk do të mbijetojë.
Kështu drejtuesit e klubit menjëherë pas disfatës nga Torino dje, kanë shkarkuar trajnerin Rolando Maran - për herë të dytë këtë stinor!
Maran ia nisi stinorit me Catanian, u zëvendësua në mes të stinorit nga Luigi De Canio, që u shkarkua në janar dhe përsëri u zëvendësua nga Maran.
Drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar Maurizio Pellegrinon si zëvendësues për xhirot e mbetura në Serie A.
Sikurse Catania, edhe Cagliari ka reaguar menjëherë duke e larguar trajnerin Diego Lopez pas disfatës nga Roma 1-3. Ekipi nga ishulli i Sardenjës ka mbetur të emërojë zëvendësuesin e Lopezit, derisa është në luftë për mbijetesë gjithashtu.