Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHE-PSG

Punë për të rinjtë

REUTERS

Punë për të rinjtë


8 April, 2014 @10:06

Disfata 3-1 në Paris në ndeshjen e parë e ka lënë të befasuar trajnerin portugez të Chelseat, Jose Mourinho. Ai nuk kishte besuar te goli i shënuar nga Javier Pastore, që kishte kaluar katër lojtarë të tij dhe kishte shënuar në minutat shtesë për 3-1. 

Barra te lojtarët

“Ishte shaka, nuk ishte gol. Ishte shaka,” kishte thënë Mourinho pas ndeshjes së humbur, javën e kaluar. 

E sa i përket ndeshjes së kthimit ai ka një bindje krejt tjetër. Nuk kërkon gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, nëse këtë nuk e meritojnë vetë lojtarët - prandaj, përgjegjësia është te ata. 

“T’ju them se dy finalet e fituara nga unë dhe ekipet e mija, janë netët më të rëndësishme të futbollit për mua. Nëse Parisi eliminohet sonte, do të jetë një dëshpërim i madh për ata; Nëse ne eliminohemi, është diçka që njerëzit e presin. Me buzëqeshje duhet hyrë në lojë, për t’ia dhënë besimin edhe tifozëve tanë se mundemi, këtë lojtarët duhet t’ia transmetojnë atyre,” ka thënë Mou në deklaratat e tij para ndeshjes së sotme që luhet në Stamford Bridge të Londrës. 

Kundërsulmi, zgjidhje

 

Në anën tjetër, parisienët e udhëhequr nga Laurent Blanc do të duhet të kryejnë punë pa sulmuesin e tyre më të mirë, Zlatan Ibrahimovic. 

“Me shpirt dhe me motivim duhet të kërkojmë kualifikimin. Se si do të shkojë ndeshja, nuk e dimë, kjo është e bukura e futbollit. I kemi bërë probleme Chelseat sepse luanin më thellë në mbrojtje, por edhe nëse dalin sonte në sulm, do të krijojnë hapësirë për Ezequiel Lavezzin,” ka thënë Blanc para ndeshjes. 

Edhe rezultati i sontëm është tejet i kalkulueshëm. Me 2-0 Chelsea shkon përpara, me 3-1 luhen vazhdimet, derisa me 4-2, kualifikohet Paris St Germain - nëse del ndonjëri nga ky rezultat. 

Përkundër se parisienët kanë avantazh të theksuar, çdo gjë mbetet të vendoset në 90 minutat interesante të Stamford Bridge sonte. 



CHAMPIONS LEAGUE, Sonte:

20:45 Stamford Brige - Londër Chelsea-Paris St Germain Ndeshja e parë: Chelsea-PSG 1-3 Gjyqtar kryesor: Pedro Proença (POR)


KUOTAT E WILLIAM HILL:

1 Chelsea fiton - 1.83 Barazim - 3.75 PSG fiton - 4.75

DOR-MAD

Shpresa është te ai

Champions League/Bundesliga/La Liga

Shpresa është te ai

08/04/14 @ 09:10

MILAN

E treta me radhë

Serie A

E treta me radhë

07/04/14 @ 22:36

BUNJAKI

Kosovarët në Shqipëri, s’janë për përfaqësuese

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International

Kosovarët në Shqipëri, s’janë për përfaqësuese

07/04/14 @ 21:15

SPANJOLLI

Llorente fundos Livornon

Serie A

Llorente fundos Livornon

07/04/14 @ 20:53

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27


 
Të gjitha lajmet nga Champions League