DOR-MAD

REUTERS
Shpresa është te ai
8 April, 2014 @9:10
Borussia Dortmund, finalisti i edicioinit të kaluar të Ligës së Kampionëve, kësaj radhe do të ketë tepër të vështirë kualifikimin në gjysmëfinale. Borozani.com
Ata bartin 3 gola nga Santiago Bernabeu, të pësuara javën e kaluar nga Real Madridi, të cilat duhet të përmbysen para se të shpresojnë diçka më shumë.
Klopp motivon lojtarët
E duke ditur se verdhezinjtë nga Dortmund, nuk janë ata të stinorit të kaluar - përkundër se sot sulmuesi i tyre më i mirë, Robert Lewandowski, u kthehet në fushë - e Real Madrid duket më i mirë - një gjë e tillë mbetet vetëm shpresë.
“Kemi marrë një rezultat në Madrid, që nuk na lë me shumë shpresa. Ne, si gjithmonë, do të dalim për fitore. Nuk ka përfunduar ende asgjë, përkundër se është vështirë. Ne jemi specialistë të ndeshjeve të dyta dhe do të bëjmë gjithçka për të përmirësuar rezultatin nga ndeshja e parë,” ka thënë trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme, transmetojnë mediat e huaja.
Ancelotti kërkon një gol
Përkundër se sot mund të mungojë portieri i parë i Dortmundit, Roman Weidenfeller, Nuri Sahin dhe Sebastian Kehl, ky i fundit i suspenduar nga kartonët - trajneri italian i Realit, mendon se kthimi i Lewandowskit në ekip është shenjë rreziku.
“Kthimi i Lewandowskit e bën këtë lojë krejt tjetër. Çdokush e di cilësinë e tij. Bashkëlojtarët gjithmonë mund ta gjejnë atë të gatshëm për të pranuar top dhe për të shënuar. Vetë prezenca e tij në lojë, e vendos ekipin në nivel më të lartë. Ne nuk ndërrojmë asgjë në lojën tonë. Ata i kanë 90 minuta për të shënuar 3 ose 4 gola, ne duhet që të shënojmë vetëm një gol - për t’ua vështirësuar edhe më shumë punën atyre,” ka qenë i qartë Ancelotti në deklaratat e tij para ndeshjes së kthimit.
Për më tepër italiani e ka pushuar në fundjavë Cristiano Ronaldon, që kishte rrezik të lëndohej dhe ai pritet të del sonte në fushë.
Sa i përket përballjeve dhe fakteve, Real Madrid ka arritur që të kalojë raundit në 42 raste nga 55, kur ka fituar ndeshjen e parë të zhvilluar në Santeiago Bernabeu.
CHAMPIONS LEAGUE, Sonte:
20:45 Signal Iduna Park - Dortmund | Borussia Dortmund - Real Madrid | Ndeshja e parë: Borussia-Real 0-3 | Gjyqtar kryesor: Damir Skomina (SLN) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Borrusia fiton - 3.20 | Barazim - 3.50 | Real fiton - 2.25 |