DORTMUND

Reali mbijeton tmerrin
8 April, 2014 @21:45
Borussia Dortmund nuk ka arritur të shënojë edhe një gol që i duhej për të çuar ndeshjen në vazhdime. Jurgen Klopp kishte motivuar jashtëzakonisht ekipin e tij, për këtë ndeshje që u vërejt nga minuta e parë dhe me dy gabime të mbrojtjes, Marco Reus shënoi dy herë në pjesë të parë.
Reali ia nisi në ethe pjesës së dytë, mirëpo falë Iker Casillasit të mrekullueshëm në disa raste, ka arritur që të shpëtojë faqebardhë - për të arritur gjysmëfinalen.
Ndërkaq, Borussia Dortmund, përkundër se nuk arriti të rikthejë epërsinë 3-0 të madrilenëve nga ndeshja në Santiago Bernabeu, ka treguar se është ekip që duhet respektuar jashtëzakonisht.