ARJEN ROBBEN

REUTERS
Qëllimi: finalja
9 April, 2014 @23:09
Njëri ndër futbollistët më të mirë të Bayern Munchen, Arjen Robben, ka kritikuar paraqitjen e fillimit të pjesës së dytë të ekipit të tij, përkundër se arritën gjysmëfinalen më vonë.
“Përkundër se luajtëm mirë në pjesë të parë, ne filluam dobët pjesën e dytë. Një gjë të tillë nuk guxon të lejosh në Ligë të Kampionëve. Qëllimi ynë është arritja në finale. Ne do të kuptojmë kundërshtarin e radhës dhe detyra jonë është që t’i mposhtim ata,” ka qenë i qartë në vlerësim të lojës dhe qëllimin për ndeshjen e ardhshme, holandezi i Bayernit.
Robben ka shënuar golin e fundit të skuadrës së tij sonte në Allianz Arena për rezultatin 3-1, që faktikisht vulosi kalimin e Bayernit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që po të ishte barazuar rezultati në 2-2, do të kalonte Manchester United.