ALLIANZ

Bayern reagon shpejtë dhe arrin gjysmëfinalen
9 April, 2014 @22:24
Bayern Munchen ka arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke përmbysur epërsinë befasuese të Manchester United sonte në Allianz Arena.
Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, është përgjigjur menjëherë pas epërsisë befasuese të djajve të kuq, që e arritën atë falë golit maestral të Patrice Evra.
E më pas, ka pasur një përgjigje edhe më e shpejtë e bavarezëve të cilët kanë larguar të gjitha dilemat sa i përket gjysmëfinalistit, me anë të golave të Thomas Muller dhe Arjen Robben për përfundimtaren 3-1.