LIGA E KAMPIONËVE

REUTERS/Arkiv
Shorti gjysmëfinal, të premten
9 April, 2014 @22:55
Me fitoret e Atletico Madridit dhe Bayern Munchenit sonte në Ligë të Kampionëve, u përcaktuan edhe dy skuadrat e fundit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kështu, bashkë me Real Madridin dhe me Chelsean - që siguruan dje kualifikimin - tashmë dihet katërshja përfundimtare e Ligës së Kampionëve, të cilëve përballjet do tu përcaktohen të premten pas shortit që do të tërhiqet në Nyon të Zvicrës.
Pra, dy skuadra madrilene, Real Madrid e Atletico Madrid, fituesja e fundit e Europa League, Chelsea si dhe mbrojtjësja e titullit të Ligës së Kampionëve, Bayern, do të futen në short për të parë se kush me kë do të përballet në gjysmëfinale para finales së madhe që do të luhet në kryeqytetin portugez Lisbon më 24 maj.