KOKE

Ëndrra të vazhdojë
9 April, 2014 @23:01
Mesfushori i Atletico Madrid, Koke, që shënoi golin e fitores së ekipit të tij sonte ndaj Barcelonës në Vicente Calderon, ka thënë se ëndrra duhet të vazhdojë.
“Të jesh në finale pas 40 viteve është fantastike. Ky ekip nuk njeh kufinj. Le të vazhdojë ëndrra. Kundërshtari i ardhshëm, cilido që të jetë, do të jetë i vështirë. Ne kemi eliminuar njërën ndër skuadrat më të mira në botë, nëse jo më të mirën,” është shprehur spanjolli pas fitores.
Atletico Madrid ka arritur të eliminojë Barcelonën pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 2-1. Ndeshja e parë në Camp Nou kishte përfunduar 1-1, derisa Atletico fitoi sonte falë golit të Koke, 1-0, për të siguruar gjysmëfinalen për Rojiblancot, pas 40 viteve.