BARAZIMI NË KUPË

Morina, largohet nga Drita
10 April, 2014 @10:24
Trajneri i mirënjohur kosovar, Arbnor Morina, nuk do të jetë më trajner i Dritës. Pas barazimit të djeshëm në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës si vendas ndaj Ferronikelit, 0-0, Morina ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, ka njoftuar sot e përditshmja Sport Plus.
Drejtuesit e Dritës pritet që shumë shpejtë të emërojnë trajnerin, që do ta zëvendësojë Morinën.
E Morina, i cili ia nisi stinorit me Ferronikelin, për herë të dytë këtë stinor largohet nga klubi - pas dorëheqjes nga Drita.
Drita në stinorin pranveror ka arritur që të shënojë vetëm një fitore në 6 xhirot e para, derisa barazimi me Ferronikelin 0-0 në Kupë mbushi ‘kupën’ e Arbnorit, që la ekipin me 31 pikë në mes të tabelës së klasifikimit, dhjetë xhiro pa përfunduar Superliga.