CR7

REUTERS
Mungon në finale
10 April, 2014 @14:16
E përditshmja spanjolle e afërt me Real Madridin, Marca, pak më parë ka botuar njoftimin se Cristiano Ronaldo nuk do të mund të luaj ndaj Barcelonës në finale të Kupës së Mbretit - Copa Del Rey.
Raporti mjekësor i Cristianos, i siguruar nga Marca, thotë se, “Pasi që testet janë rikryer te Cristiano Ronaldo, është parë se lëndimi i muskulit ka evoluar.”
Me këtë, Topi i Artë i vitit 2013 dhe ylli i Real Madridit, do të mungojë në finalen që luhet në Mestalla më 16 prill dhe për më tepër dyshohet se do të duhet të pushojë edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që luhen më 22-23 dhe 29-30 prill, ka shkruar Marca.