KROACI

Getty Images
Ademi hap serinë e golave
12 April, 2014 @16:51
Derbi i javës në kampionatin kroat, ndërmjet skuadrave Dinamo Zagreb dhe Rijeka, përfundoi me fitoren e thellë të ekipit nga kryeqytetit kroat.
Dinamo fitoi me rezultat të thellë 4-0, ndërsa golin e parë në ndeshje e shënoi mesfushori shqiptar me pasaportë kroate, Arijan Ademi.
Ademi realizoi në minutën e shtatë të ndeshjes, duke e shënuar golin e parë për sivjet në kampionatin kroat.
Me këtë fitore Dinamo është shumë pranë të shpallet kampion për herë të 16-të në Kroaci, pasi që edhe gjashtë javë pa mbaruar kampionati, ekipi i Ademit kryeson me 11 pikë më shumë se Rijeka që gjendet në pozitën e dytë.