AGIM IBRAIMI

Ibraimi mban baraspeshën
12 April, 2014 @19:42
Ndeshja e parë e xhiros 33-të në Serie A, ndërmjet Sassuolos dhe Cagliarit, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa në te kishte gisht edhe mesfushori shqiptar, Agim Ibraimi.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Simone Zazas në minutën 36’, gol ky i cili doli të jetë i vetmi gjatë pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë, përkatësisht në minutën e dytë të saj, gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti në të mirë të Cagliarit, ndërsa nga pika e bardhë i saktë ishte mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Agim Ibraimi.
Në këtë ndeshje Ibraimi u aktivizua për herë të pesë si titullar në Serie A për këtë stinor, derisa goli i tij ishte i dyti në kampionat.
Ky barazim megjithëse nuk i konvenoi asnjërës palë, më shumë e ‘preku’ skuadrën e Sassuolos, e cila vazhdon të luftojë për mbijetesë.