BARÇA

Getty Images
‘Granata’ shpërthen në duart e Barcelonës
12 April, 2014 @21:42
Pas eliminimit shokues nga Liga e Kampionëve, skuadra e Barcelonës ka marrë goditjen e radhës nga Granada.
Katalonasit janë ndarë kokulur nga stadiumi i qytetit të Granadas, i cili ishte i mbushur nga diku rreth 22 mijë shikues.
E shkaktari kryesor për këtë ishte mesfushori algjerian i Granadas, Yasine Brahimi, i cili shënoi golin e fitores për skuadrën e tij dhe të vetmin në ndeshje.
Me këtë humbje Barcelona mbetet në 78 pikë, një më pak se Atletico dhe dy më shumë se Real Madrid, por të cilët ende nuk i kanë zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.
Rezultatet dhe tabela aktuale.