INTER

I kthehen fitoreve
13 April, 2014 @17:11
Inter ka arritur të shënojë fitore ndaj Sampdorias në Xhenovë sot duke i mposhtur ata, 4-0 në fund.
Mirëpo, i tërë takimi do të mund të kishte kahje tjetër, po të mos arrinte ta ndalte penalltinë e Maxi Lopezit, portieri i Interit, Samir Handanovic, kur rezultati ishte 1-0 në të mirë të neroazzurrëve.
Sidoqoftë, portieri slloven u tregua vendimtar në këtë moment dhe në pjesën e dytë, kur tashmë Sampdoria një copë të madhe të takimit luante me 10 lojtarë pas përjashtimit të brazilianit Eder në minutën e 20-të, pa ndonjë problem gozhdoi ekipin e udhëhequr nga Sinisa Mihajlovic me golat e treshes argjentinase, Walter Samuel, Mauro Icardi dhe Rodrigo Palacia për përfundimtaren 4-0.
Te Sampdoria gjatë gjithë ndeshjes në fushë u paraqit qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, që zgjodhi muaj më parë të përfaqësojë reprezentacionin gjerman, krahas ftesës nga Shqipëria.
Fitorja e sotme, ka qenë e para për Interin pas katër ndeshjeve, derisa humbën një dhe barazuan tre herë në këto xhirot e fundit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.