CHELSEA

REUTERS
Demba Ba vendimtar
13 April, 2014 @19:08
Sulmuesi senegalez i Chelseat, i cili shënoi golin vendimtar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të kualifikuar ekipin e tij në gjysmëfinale, është treguar përsëri vendimtar sot.
Demba Ba i ka sjellë Chelseat trepikëshin me golin e tij të shënuar në pjesë të dytë të ndeshjes, ku londinezët mposhtën Swansea Cityn 1-0.
Swansea që nga minuta e 16-të e ndeshjes ka luajtur me 10 lojtarë pasi që mbrojtësi spanjoll Chico Flores ka marrë karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.
Kjo ka qenë fitorja e dytë me radhë e Chelseat në Premier League, pas humbjes nga Crystal Palace, derisa tanimë kanë dy pikë më pak se Liverpooli që udhëheq Premier League dhe fitorja e 23-të e stinorit.
Chelsea do të jetë mysafir i Liverpoolit në Anfield Road pas dy xhirove, kur mund të vendoset ndoshta edhe për kampionin e ri të Anglisë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.