Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RODE

Transferi i ri i Bayernit

Transferi i ri i Bayernit


14 April, 2014 @14:46

Mesfushori 23 vjeçar i talentuar i Eintracht Frankfurt, ka nënshkruar me Bayern Munchenin. Fjala është për Sebastian Rode. 

I quajtur si specialist i mbrojtjes - pasi që luan pozita defanzive në mesfushë, por edhe në mbrojtje, Rode shihet si potencial i madh i Gjermanisë dhe është i rregullt në përfaqësueset e reja gjermane. 

“Bayern është një hap i madh për mua. Dua të fitojë shumë trofe me ekipin tim të ri. Gjithashtu, këtu do të zhvillohem edhe më shumë si lojtar,” ka thënë Rode për faqen zyrtare të Bayernit sot. 

Bayern nuk ka bërë të ditur sa i ka kushtuar dhe çfarë rroge përfiton lojtari i ri i tyre që ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me bavarezët. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga