LIGA E PARË
BOROZANI
Ashpërsohet lufta, Istogu lider
14 April, 2014 @21:48
Lideri i deridjeshëm i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Vëllaznimi, pasi që pësoi fundjavën që posa shkoi nga Llapi në Podujevë, kalon në vend të dytë.
Gjakovarët u ankuan për referim pas ndeshjes, mirëpo në ndeshjen tjetër, Istogu që mposhti Ballkanin 1-0 pranë Bjeshkëve të Nemuna me golin e vetëm të shënuar nga Mark Milicaj arriti të dalë në vendin e parë - duke barazuar pikët me kuqezinjtë.
Përndryshe Istogu është ekipi me mbrojtje më të mirë në Ligë të Parë. Ata kanë pranuar vetëm 8 gola pas 21 xhirove të kaluara deri më tani. Pas tyre vjen Vëllaznimi me 12 të pranuara.
Në ndeshjet e radhës të dyja skuadrat presin fitore: Istogu si mysafir i Kosovës së Prishtinës, e fundit në tabelë; Vëllaznimi ndaj Deçanit, që lufton për mbijetesë.
Kjo tregon që dyshja kryesuese është e ndarë nga të tjerët, pasi që skuadrat tjera prej vendit të tretë deri te vendi i tetë kanë mision tjetër. Gjilani, 2 Korriku, Llapi, Dukagjini, Liria dhe KEK-u - luftojnë për pozitën e tretë - që siguron barazhin për Superligë.
E në këtë luftë çdo gjë është e mundshme pasi që skuadrat nuk janë më stabile dhe mund të fitojnë e mposhten nga çdo kundërshtar që i del përpara. E Dukagjini - 2 Korriku, pritet të jetë ndeshja më interesante e xhiros së radhës në Ligë të Parë.
LIGA E PARË, Pjesa e epërme, pas Xhiros XXI:
1 | Istogu | 45 pikë | ||
2 | Vëllaznimi | 45 pikë | ||
3 | Gjilani | 38 pikë | ||
4 | 2 Korriku | 38 pikë | ||
5 | Llapi | 38 pikë | ||
6 | Dukagjini | 37 pikë | ||
7 | Liria | 33 pikë | ||
8 | KEK | 30 pikë |