TALENTI
Boshnjaku në Everton
29 July, 2014 @10:28
Everton ka arritur të kompletojë dhe të zyrtarizojë transferimin e qendërmbrojtësit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Muhamed Besic.
Besic, i cili deri më tani ka qenë pjesë e kampionit të shumëfishtë hungarez, Ferencvaros, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ekipin nga qyteti i Liverpoolit.
“Ai mund të luaj edhe në mbrojtje por edhe si mesfushor mbrojtës. Në Kampionat Botëror ka treguar se përkundër moshës, ai është një lojtar i pjekur, dinamik dhe i talentuar. Do të jetë pjesë e rëndësishme e Evertonit,” ka thënë trajneri i të kaltërve nga Liverpool, Roberto Martinez, transmeton faqja zyrartare e klubit.
Besic, është i lindur në Gjermani, derisa karrierën e ka nisur në Hamburg, para se të transferohet te ekipi hungarez. Ai është lojtari më i ri në histori të Bosnjës që ka luajtur për përfaqësuesen kur ka debutuar me 18 vjet.