DE VRIJ @ LAZIO
Lazio më konkrete se Manchester United
29 July, 2014 @9:53
Lazio ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Feyenoordin për të transferuar mbrojtësin e përfaqësueses së Holandës, Stefan De Vrij.
De Vrij, 22 vjeç, ka qenë njëri ndër synimet e Manchester Unitedit për stinorin e ri, mirëpo Lazio që ka drejtor sportiv, Igli Taren, ka qenë më i qartë në ofertë dhe ka arritur marrëveshje me ekipin holandez duke e rrëmbyer lojtarin.
“I dëshirojmë mirëseardhje mbrojtësit më të mirë të Kampionatit Botëror. Ai është një transferim i klasit ndërkombëtar,” ka thënë Stefano Di Marino, zëdhënës i Lazios, duke bërë të ditur transferimin e lojtarit në fjalë.
Sipas mediave britanike, besohet që De Vrij ti ketë kushtuar Lazios 9 milionë euro. I riu De Vrij ka qenë njëri ndër zbulimet e “Brazilit 2014” dhe pritej që ai të kalonte në Manchester United për t’iu bashkuar trajnerit Louis Van Gaal aty.