INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP
City trondit Milanin
28 July, 2014 @0:34
Kampionja e Anglisë është treguar shumë e fortë për Milanin sonte në ndeshjen e radhës të Grupit B të International Champions Cup, që po mbahet në SHBA.
Manchester City ka shënuar fitore tejet të lehtë ndaj Rossonerëve me rezultat 5-1, duke treguar forcën karshi italianëve.
Malaziasi Stevan Jovetic ishte ai që hapi serinë e golave për ekipin e Manuel Pellegrinit, derisa pas golave nga Scott Sinclair, Jesus Navas dhe Iheanacho, Jovetic uli perden e golave për përfundimtaren 1-5 në të mirë të ekipit anglez.
Milan i Filippo Inzaghit bëhet aktualisht ekipi me më së shumti gola të pranuara në këtë garë, duke pranuar 8 gola në dy ndeshje - që tregon edhe dobësinë kryesore të skuadrës dhe tani pas dy humbjeve me radhë, Rossonerët do të luajnë edhe ndeshjen e fundit për prestigj - pasi më nuk kanë gjasa për të arritur finalen.