DIEGO COSTA
Shënon në debutim
27 July, 2014 @21:44
Sulmuesi që erdhi nga Atletico Madrid te Chelsea, Diego Costa, ka shënuar në debutimin e tij me fanellë të kaltërt sot në Slloveni.
Chelsea zhvilloi ndeshje miqësore me Olimpijan e Ljubljanës dhe arriti të përmbys epërsinë e vendasve nga 1-0 në 1-2 për të fituar miqësoren e parë parasezonale.
E goli i Costas erdhi pas asistimit të një transferi tjetër - Cesc Fabregas. Pas golit të Costas, Kurt Zouma shënoi për të fituar ndeshjen, derisa Fernando Torres përsëri tregoi njërën ndër aftësitë e tij - të dështojë të shënojë nga 2 metra para portës së sllovenëve.