MINATOR I RI
Mesfushori Pefqeli, në Mitrovicë
27 July, 2014 @17:53
Skuadra mitrovicase, Trepça, ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëvehshje me ish mesfushorin e Fushë Kosovës, Mërgim Pefqeli.
Pefqeli 21 vjeçar është mesfushor qendror, derisa tashmë ai do të veshë fanellën e gjelbër të ‘Minatorëve’ pasi që ekipi ku luante deri më tani ra në Ligë të Parë.
Drejtuesit mitrovicas, sipas njoftimit të dhënë në llogarinë e klubit në Facebook, janë duke tentuar të gjejnë edhe një mesfushor tjetër ashtu që të kompletojnë skuadrën për stinorin e ri që nis në mes të gushtit.
Trepça kishte shëptuar nga rënia stinorin që shkoi vetëm pas ndeshjes së barazhit, ku mposhti Llapin.