BOSHNJAKU
Pjanic ka ushtruar golin nga gjysma e stadiumit!
27 July, 2014 @17:12
Roma u mposht nga Manchester United mbrëmë në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit A të International Champions Cup.
Mirëpo, goli i shënuar nga mesfushori boshnjak i romakëve, Miralem Pjanic, po vazhdon të diskutohet ende.
Pjanic zuri portierin e Manchester Unitedit, Ben Amos, jashtë zonës dhe shënoi gol përtej gjysmës së fushës!
Mirëpo, ajo që e bën edhe më interesante golin e Pjanicit, është fakti se boshnjaku ka ushtruar goditjet nga largësitë e tilla para ndeshjes!
Kjo pasi që gjatë stërvitjeve të Romës në Denver të SHBA-ve, fusha ka qenë ende me portat dhe vijat e futbollit amerikan (ragbi), gjë që ka shtyer boshnjakun e Romës të ushtrojë golat thjesht nga kureshtja - dhe ja - vjen supergoli.
Video
Goli i Miralem Pjanic