DËSHTON TRANSFERI
Remy s’i kalon testet në Liverpool
27 July, 2014 @17:02
Sulmuesi i Neëcastle United, Loic Remy, nuk ka arritur t’i kalojë testet mjekësore për tu bërë pjesë e Liverpoolit.
Asnjëri nga klubet nuk komentoi zyrtarisht për këtë ndodhi, mirëpo, vonesa e rezultateve nga testi dhe dyshimi për problemet e tij me zemër, ka bërë që transferi të mos realizohet ende.
Françezi Remy ka pasur probleme me zemër në vitin 2010 kur kaloi në Olympique Marseille nga Nice, mirëpo transferi i atëhershëm u realizua pasi që mjeku e futi edhe një herë në test për t’ia dhënë edhe lejen përfundimtare për kalim në Marseille sulmuesit në fjalë.