INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP
Inter mban premtimin
27 July, 2014 @9:39
Atë që e tha Walter Mazzarri, edhe e bëri. Inter ka turpëruar ndoshta jo me rezultat, por i ka shkaktuar disfatën e parë para stinorit të ri në International Champions Cup, pas penalltive.
Gareth Bale i dha epërsinë madrilenëve që në fillim të ndeshjes, derisa në pjesën e dytë barazoi Mauro Icardi nga penalltia për përfundimtaren 1-1. E pas penalltive Inter morri 2 pikë për fitore e Real Madrid 1 për disfatë.
Inter është dukur më kërkues gjatë ndeshjes dhe e ka dëshiruar fitoren më shumë, derisa madrilenët disi nuk e arrinin atë. Dyshja Isco dhe Illaramendi është dashur që të tregohet edhe më shumë - në rast se mendojnë të mbesin në Madrid, derisa performanca e serbit Nemanja Vidic në qendër të mbrojtjes së italianëve i ka dhënë agresivitet lojës, bile ai shpëtoi edhe pa u përjashtuar.
Në fund, portieri rezerv i Interit, Juan Carrizzo, ka mbrojtur 2 penallti të madrilenëve për fitoren 3-2 të Neroazzurrëve.