FRASHËR
Mbijetuesit barazojnë
26 July, 2014 @20:49
Dyshja e Superligës që deri në fund të stinorit luftoi për mbijetesë, Trepça dhe Ferronikeli, kanë barazuar mes vete në ndeshjen e sotme miqësore.
Dy skuadrat që siguruan mbijetesën vetëm falë ndeshjeve të barazhit, kanë barazuar 2-2 mes vete, derisa për Trepçën kanë shënuar Fiton Hajdari e Ferki Haxhiu, e për Ferronikelin kanë shënuar Shala dhe Demaku.
Trajnerët e skudrave kanë eksperimentuar mjaft me lojtarë dhe formacion, derisa lojtarët e relaksuar dhe të pushuar nga vera tregonin freski të madhe në fushë që rezultoi në ndeshjen me gola.