TREPÇA'89
Kthehet Kurtishaj
26 July, 2014 @15:42
Golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në stinorin e kaluar, Blerand Kurtishaj, është kthyer në Kosovë pas provave që i kishte në Belgjikë me skuadrën OD Leuven.
Ekipi i ligës së dytë belge dhe Kurtishaj kalonin shumë mirë dhe lojtari ishte afër marrëveshjes derisa atij iu paraqitën problemet shëndetësore - që detyruan kthimin në Kosovë, ka njoftuar faqja e Trepça’89.
Kurtishaj me 16 gola ka qenë Këpuca e Artë e stinorit të kaluar të Superligës dhe kthimi i tij në ekip - mund të konsiderohet si ‘përforcimi’ më i mirë i mitrovicasve që në xhiron e parë do të përballen me njërën ndër skuadrat më të përforcuara të këtij stinori, Besën.
Superliga 2014/15 nis më 16 gusht.