INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP
Inter do të turpërojë Real Madridin!
26 July, 2014 @17:53
Pas fitores së Olympiacosit ndaj Milanit në ndeshjen hapëse të International Champions Cup të SHBA-ve, sonte gara në fjalë vazhdon me dy duele madhore: Manchester United - Roma dhe Real Madrid - Inter.
Olympiacos kishte fituar Milanin 3-0 me anë të golave të Alejandro Dominguez, Dimitrios Diamantakos dhe Andreas Bochalakis.
Mirëpo, klubi tjetër nga Milano, Inter, dëshiron që të dalë faqebardhë në këtë turne.
Për më tepër, trajneri i Neroazzurëve, Walter Mazzari, ka thënë se dëshiron poshtërimin e madrilenëve në ndeshjen e parë.
“Dua që Real Madrid të turpërohet ndaj nesh. Do të luajmë lojën më të mirë para tyre,” ka thënë Mazzarri transmeton Foot Italia.
Në anën tjetër, Manchester United kërkon fitore përballë një kundërshtari serioz siç është Roma - për t’i treguar kundërshtarëve të Premier League se me Louis Van Gaalin në krye, ata janë një ekip tjetër dhe do të garojnë për trofe në Premier League.
Përveç ekipeve të përmendura në International Champions Cup (ICC) bëjnë pjesë edhe Manchester City dhe Liverpool.
ICC Sonte:
Grupi A: Ora 22:10 | Manchester United - Roma | ||
Grupi A: Ora 00:00 | Real Madrid - Inter |
GRUPET:
1 | GRUPI A: | Manchester United (ANG), Roma (ITA), Real Madrid (SPA) dhe Inter (ITA) | ||
2 | GRUPI B: | Manchester City (ANG), Liverpool (ANG), Milan (ITA) dhe Olympiacos (GRE) |