INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP
Manchesteri ‘holandez’ mposht Romën
27 July, 2014 @0:37
Wayne Rooney është treguar i pakapshëm për mbrojtjen e Romës sonte në ndeshjen e zhvilluar në Denver të SHBA-ve.
Manchester United ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 ndaj Romës, që u këndell vetëm kah fundi i ndeshjes.
Rooney shënoi dy herë dhe asistoi në golin e Juan Matas për të përfunduar pjesën e parë 3-0 në të mirë të Djajve të Kuq të udhëhequr nga Louis Van Gaal.
Loja e Manchesterit në disa momente tregonte furinë sulmuese - që përkujtonte Holandën e “Brazilit 2014” - ku vërehej qartë fryma e Louis Van Gaalit.
Ndërrimet e shpeshta dhe të shumta karakterizuan pjesën e dytë, derisa Roma me një gol nga gjysma e fushës të shënuar nga Miralem Pjanic uli epërsinë në 3-1, para se Francesco Totti nga penalltia të përcaktojë përfundimtaren 3-2.