ZURICH
Kukeli shkëlqen
26 July, 2014 @21:02
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, është përzgjedhur lojtari i dytë më i mirë i javës në Zvicër, sipas votimeve në portalin zviceran Sport.
Me performancën e treguar në mesjavë ku ekipi i tij shënoi fitore 2-1 ndaj Thunit, Kukeli paralajmëroi rikthim të fortë në fushat e gjelbëra pas lëndimit të vështirë që e kaloi.
Kukeli 30 vjeçar bashkë me Zurichun ka shënuar 2 fitore në dy ndeshjet e para të Superligës zvicerane - që nga fillimi i saj. Lojtari i javës u zgjodh bashkëlojtari i Kukelit, tunisiani që shënoi dy golat e ekipit të Zurichut, Yassine Chikhaoui.