ERTON FEJZULLAHU
Edhe Fejzullahu në Kinë
27 July, 2014 @17:15
Erton Fejzullahu është bërë futbollisti i tretë shqiptarë që do të luaj në kampionatin kinez, pas Hamdi Salihit, i cili ka luajtur më parë për skuadrën Jiangsu Sainty dhe Fatos Beqirajt që tashmë po luan për Changchun Yatain.
Fejzullahu është transferuar në skuadrën Beijing Guoan nga skuadra e tij e deritashme, Djurgardens. Ai në Kinë do të luaj deri në fund të stinorit si lojtar i huazuar, ndërsa më pas ekipi kinez do ta ketë mundësinë e blerjes së kartonit të 26 vjeçarit.
Sulmuesi kosovar me nënshtetësi suedeze këtë stinor ka shënuar 9 gola në me Djurgardensin, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë pas 16 javëve të zhvilluara në kampionatin suedez.
Skuadra e re e Fejzullahut, Beijing Guoan, gjendet në pozitën e dytë të radhitjes tabelare në Superligën kineze.