Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PODUJEVË

Braziliani i radhës te Llapi, Robson da Silva

Foto: KFLlapi/fb

Braziliani i radhës te Llapi, Robson da Silva


30 June, 2022 @12:01

Mesfushori qendror 26-vjeçar, Robson da Silva, është anëtar i ri i Llapit. Skuadra nga Podujeva, fituese e Kupës së Kosovës në dy vitet e fundit, ka zyrtarizuar fubollistin pasi që ai ka nënshkruar kontratën dje me ekipin.

Robson da Silva është lojtar i Llapit, pasi që nënshkroi kontratë një-vjeçare me ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina.

Ai gjatë karrierës ka luajtur për Sertanese në Portugali, Makedonija GP, Belasica në Maqedoni Veriore si dhe Al-Mesaimeer në Katar.

Robson, që mund të luajë në disa pozita të mesfushorit, sot do t’i bashkohet ekipit në stërvitje, ndërsa mund të debutojë që në përballjen e parë ndërkombëtare të llapjanëve këtë verë, ndaj Buduçnostit.

Braziliani ka marrë fanellën me numër 80 te Llapi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga