Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TELASHE TE KUQEZINJTË

Broja e Uzuni - konfirmohen si mungesa ndaj Islandës

Broja e Uzuni - konfirmohen si mungesa ndaj Islandës


4 June, 2022 @11:02

Sipas raportit të dhënë nga Federata Shqiptare e Futbollit, dyshja e sulmit të Shqipërisë, Myrto Uzuni dhe Armando Broja, munguojnë në paraqitjen e tyre për Shqipërinë në përballjen e Ligës së Kombeve ndaj Islandës në Rejkjavik.

FSHF ka bërë të ditur se nga stafi mjekësor situata po shikohet me shqetësim, ndërsa pritet të shihet se a do të jetë i mundur shërimi brenda ditëve të mbetura, për ndeshjen e 6 qershorit.

“Shqetëson vetëm gjendja e sulmuesit Myrto Uzuni, i cili është detyruar të lërë përgjysmë stërvitjen për shkak të një dëmtimi muskulor. Stafi mjekësor po ndjek nga afër gjendjen e sulmuesit për të vlerësuar shkallën e dëmtimit. Sakaq, trajneri Edy Reja pret të mësojë edhe gjendjen e sulmuesit Armando Broja, nëse ai do të jetë ose jo në gjendjen e duhur fizike për të luajtur që në ndeshjen e parë,” - ka shkruar FSHF në njoftimin e saj pardje.

Orari i ndeshjeve dhe Tabela

Kujtojmë, për shkak të anulimit të ndeshjeve me Rusinë në grup, Shqipëria nuk ka zhvilluar ndeshjen e 2 qershorit, ndërsa duelet tjera në qershor në kuadër të Grupit 2 të Ligës B të Kombeve më 6 qershor ndeshet me Islandën, kurse më 10 qershor me Izraelin në Tiranë.

Ndërsa sot, njoftimi i mëngjesit nga FSHF, qartëson gjithçka. FSHF njofton:

PËR BROJËN:

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se sulmuesi Armando Broja do të mungojë për ndeshjen e parë në Islandë, pasi ende nuk është rikuperuar. Futbollisti ka rezultuar negativ në testin e fundit Covid-19 të bërë një ditë më parë dhe ka nisur stërvitjen në mënyrë individuale te Chelsea.”

PËR UZUNIN:

Ndërkaq, edhe sulmuesi Myrto Uzuni ka zhvilluar stërvitje të diferencuar për shkak se vuan nga një dëmtim në kavilje dhe stafi mjekësor, pas konsultimeve ka vendosur që lojtari të qëndrojë në Shqipëri dhe të vijojë me rikuperimin. Kësisoj, sulmuesi nuk do të jetë për ndeshjen e parë, ndërsa stafi shpreson ta ketë të gatshëm për sfidën me Izraelin.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve