Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I ÇEREKFINALES SË FA CUP

Broja ndaj Cityt të Guardiolës, shorti i plotë i FA Cup

Broja ndaj Cityt të Guardiolës, shorti i plotë i FA Cup


4 March, 2022 @0:22

Para triumfit të sontëm të Evertonit, është tërehequr shorti për çerekfinalen e garës më të vjetër në histori të futbollit, FA Cup.

Shorti ka vendosur që sulmuesi në formë i Shqipërisë dhe Southamptonit, Armando Broja, të ketë punë me Manchester Cityn, që llogaritet ndër ekipet më të forta në botë sot.

Chelsea, që pritet të shitet në ditët në vijim, do të jetë mysafir i Middlesbrough, kurse Liverpool përballë do të ketë një ekip nga liga e mëposhtme, Nottingham Forest ose Huddersfield.

Crystal Palace i drejtuar nga Patrick Vieira do të presë Evertonin në çerekfinale, kurse të gjitha ndeshjet do të duhet të luhen në datat 19 dhe 20 mars, ka bërë të ditur Federata angleze.

 

 



ÇEREKFINALET, SHORTI I FA CUP:

Crystal Palace - Everton
Middlesbrough - Chelsea
Nottingham Forest ose Huddersfield - Liverpool
Southampton - Manchester City

 
Të gjitha lajmet nga Premier League