WEST HAM - SOUTHAMPTON

Broja nxjerrë penallti, Southamptoni fiton ndaj West Hamit
26 December, 2021 @18:03
Tjetër paraqitje e mirë nga Armando Broja me fanellën e Southamptonit!
Sot Southamptoni e mposhti 2-3 West Hamin në Londër, e meritë për këtë fitore pati edhe Armando Broja, i cili e fitoi një penallti për skuadrën e tij në minutën e 60’, nga e cila i saktë u tregua Ward-Prowse dhe Southamptoni e shënoi golin e dytë të tij në këtë përballje.
Krahas penalltisë së fituar, Broja takimin e mbylli edhe me një karton të verdhë, ndërkohë që luajti plot 80 minuta.