Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERI MË 2026

Bruno “Magnifico” vazhdon me Man United

Bruno “Magnifico” vazhdon me Man United


1 April, 2022 @11:22

Njëri ndër futbollistët më të mirë në ekip të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Old Trafford.

Kontrata e tij është vazhduar deri më qershor të vitit 2026, me mundësi vazhdimi edhe për një stinor tjetër, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit, manutd.com.

Në vetëm 117 ndeshje të deritashme për Unitedin, Bruno ka kontribuar me statistika impresive prej 49 gola e 39 asistime.

Prej se ai iu bashkua Manchester Unitedit në janar të vitit 2020, portugezi 27-vjeçar ka krijuar më së shumti raste për gol se secili lojtar tjetër për ekipin!

E United në njoftimin zyrtar ka shkruar: “Bruno, Bruno, Bruno - Magnifico - që prej 2020 e tutje vazhdon”

*magnifico = madhështor.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League