Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTANBUL BASAKSEHIR

Buruk për Ligë të Kampionëve

Buruk për Ligë të Kampionëve


3 June, 2019 @15:07

Skuadra e Basaksehirit, që në fund të stinorit dështoi të fitonte titullin e parë dhe historik në Superligën turke, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje në princip me trajnerin e Rizesporit, Okan Buruk.

Ish futbollisti i reprezentacionit të Turqisë dhe Galatasarayit e Interit, Buruk, ka kryer punë të mirë me Rizesporin e Vedat Muriqit këtë stinor në Superligën turke dhe tashmë pritet të zyrtarizohet shpejt te Basaksehir, bëjnë të ditur mediat turke sot.

Basaksehir si nënkampion i Turqisë do të luajë në kualifikime për Ligë të Kampionëve 2019/20.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League