BAVARIA

REUTERS
Can në Leverkusen
2 August, 2013 @14:08
Mesfushori i ri gjerman me prejardhje turke, Emre Can, ka lëshuar kampionin europian Bayern Munchen për të kaluar në radhët e Bayer Leverkusenit.
Can, i cili është i rregullt në përfaqësuesen U-21 të Gjermanisë, stinorin e kaluar u promovua te Bayerni dhe kishte ngritje të madhe si lojtar. Mirëpo, me ardhjen e Pep Guardiolës në krye të bavarezëve, ai nuk e gjeti të garantuar vendin në mesfushë, prandaj vendosi që të vazhdojë diku tjetër.
“Emre Can është njëri ndër talentët më të mëdhenjë në futbollin gjerman. Ne e morrëm këtë vendim ashtu që ai të ketë më shumë paraqitje në fushë, sikurse kemi bërë një kohë me Toni Kroosin në Bayer Leverkusen, Philipp Lahmin në Stuttgart ose David Alaban në Hoffenfeim,” ka thënë shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge në njoftimin e lëshuar nga kampioni i Gjermanisë.