BALE

REUTERS
Arrihet marrëveshja!
2 August, 2013 @9:00
Marrëveshja gjigante është arritur. Kështu shkruan The Daily Mirror në numrin e saj të sotëm, ku titulli me të mëdha thotë: “105’000’000 funta: lojtari më i shtrenjtë në histori” para fotografisë së uellsianit, Gareth Bale.
Kryetarët e klubeve, Florentino Perez (Real Madrid) dhe Daniel Levy (Tottenham) kanë arritur marrëveshjen, ku ky i fundit kërkon së paku 80 milionë funta në kesh dhe jo futbollistë si kundërshpërblim.
Në euro, Bale do t’i kushtojë Realit 120 milionë euro, derisa 90 milionë prej tyre kreu i Tottenhamit i ka kërkuar t’i ketë në bankë, të tjerat mund të vinë si futbollistë ose me këste!
Nëse realizohet ky transfer, Gareth Bale, lojtari më i mirë i Premier League në stinorin e kaluar, do të bëhet transferi më i shtrenjtë në botën e futbollit ndonjëherë.