CHELSEA

REUTERS
Lehtë ndaj Interit
2 August, 2013 @6:04
Braziliani Oscar dërgoi në epërsi skuadrën e kaltër të Londrës, para se super talenti belg, Eden Hazard, të shënojë një penallti për të dyfishuar epërsinë e Chelseat.
Kështu mbeti deri në fund. Rezultati i gjysmëorëshit të parë në lojë doli të jetë përfundimtar, gjë që u pa edhe në lojë, ku Chelsea kishte më shumë se dominimi në ndeshje, e Interi nuk kishte paraqitje për të mbajtur në mend.
Romelu Lukaku i Chelseat kishte edhe disa raste në pjesën e dytë, derisa në anën tjetër Inter u desht të luaj me dhjetë veta, pasi që mbrojtësi Hugo Campagnaro u përjashtua pas ndërhyrjes së keqe ndaj John Terryt.
Rezultati prej 2-0 do të thotë që Chelsea ka vazhduar me rekordin prej 100% fitore në parastinor.
Jose Mourinho, tash do të takohet në gjysmëfinale të këtij turneu me Milanin, që mposhti Valencian ditë më parë, derisa Inter luan me Valencian.