AUDI CUP

REUTERS
Bayern fiton turneun
1 August, 2013 @22:23
Golashënuesi më i mirë spanjoll i La Ligas në stinorin e kaluar, Alvaro Negredo, ka arritur të shënojë golin e parë të tij në fanellë të Manchester Cityt sonte ndaj Bayern Munchenit. Me golin e Negredos, City, kaloi në epërsi ndaj Bayern Munchenit në Allianz Arena në finalen e Audi Cup 2013.
Mirëpo kjo ishte e tëra nga të kaltërit e Manchesterit. Një penallti e akorduar për Bayernin pesë minuta më vonë, pas një loje me dorë të Pablo Zabaletas së Cityt, pa Thomas Mullerin duke barazuar rezultatin 1-1. E vetëm shtatë minuta më vonë kroati Mario Mandzukic shënoi edhe golin e dytë për Bayernin që i dha Guardiolës buzëqeshjen në fytyrë.
Kosovari Xherdan Shaqiri u fut në lojë në minutën e 56-të në vend të Arjen Robbenit dhe u dallua me paraqitjen e tij, duke goditur dy të majta të forta drejt portës së Pantilimonit, por portieri rumun i mbrojti ato.