Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA

Cana e Strakosha në formacion

REUTERS/Giampiero Sposito

Cana e Strakosha në formacion


8 January, 2013 @10:46

Kosovari Lorik Cana do të jetë prezent në stadiumin Olimpik të Romës sonte kur Lazio pret Catanian për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë. 

Mirëpo, se a do të jetë Cana në 11-shjen e parë apo jo, do të vendoset pak para ndeshjes. Mungesa e vetme që vërehet në formacion është portieri Federico Marchetti. Por, mungesa e tij ka bërë një të mirë për portierin shqiptar Thomas Strakosha, i cili është ftuar si portier i tretë për ndeshjen e sotme. Strakosha është i lindur në vitin 1995 dhe deri më tani vetëm në një ndeshje është ftuar, ku ka qëndruar në bankën rezervë. E kjo sontmja do të jetë e dyta për atë.

Kryetrajneri boshnjak i ekipit, Vladimir Petkovic, ka dhënë listën e ekipit dhe ka bërë gati formacionin më të fortë për duelin çerekfinal. 

Lazio ka eliminuar Sienan pas penalltive në të tetën e finales, ndërsa nëse e kalon Catanian sonte, në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e duelit Juventus - Milan. 

EKIPI I LAZIOS PËR SONTE: 

Portierë: Bizzarri, Carrizo, Strakosha;

Mbrojtës: Biava, Cavanda, Diakite, Konko, Radu, Scaloni, Zauri, Ciani;

Mesfushorë: Cana, Ledesma, Candreva, Lulic, Gonzalez, Brocchi, Hernanes, Mauri;

Sulmues: Floccari, Kozak, Rozzi, Klose. 


 
Të gjitha lajmet nga