VILANOVA NUK DORËZOHET

REUTERS
Lufta me kancerin vazhdon
7 January, 2013 @21:13
Trajneri 44 vjeçar i Barcelonës, Tito Vilanova, i cili është operuar për të dytën herë nga tumori me 20 dhjetor ka pranuar se lufta e tij me kancerin ende nuk ka përfunduar.
Ai edhe pse mungoi në ndeshje ndaj Valladolidit dhe iu kthye fushave mbrëmë në ndeshje ndaj Espanyolit është shprehur se ende ka punë për t’u bërë.
“Nuk ka përfunduar asgjë ende. Do të ketë ditë kur unë nuk do të mund të paraqitem në stërvitje dhe dua t’ua të bëj të ditur mediave se sëmundja është e imja dhe është krejtësisht private përkundër se jam figurë publike. I falenderoj çdonjërit për përkrahje,” ka thënë Vilanova.
Vilanova ka zëvendësuar të suksesshmin Pep Guardiola këtë stinor te Barcelona.