KAPITENI LEGJENDAR
Cana: Jam tifozi i parë i Kosovës dhe Shqipërisë
15 August, 2016 @18:57
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në një intervistë për emisionin Sporti Total në KTV ka bërë të ditur se ai do të jetë tifozi i parë i Kosovës dhe Shqipërisë përgjatë kualifikimeve për “Rusia 2018”.
“Do të jem tifozi i parë i Kosovës dhe i Shqipërisë. Me rëndësi është që të kemi sukses. Do të vij në Prishtinë për të shikuar edhe Kosovën,” ka thënë Cana duke shtuar se më shumë është tifoz i një kombëtareje të përbashkët.
“Kosova ka cilësi. Vetë fakti se sa lojtarë nga Kosova luajnë për ekipin kombëtar të Shqipërisë tregon mjaft. Të shohim çka do të bëjnë të tjerët, në përfaqësuese tjera, talentët po shtohen,” ka thënë ndër të tjera kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare dhe rekorderi për ndeshjet e zhvilluara me kuqezinjtë, Lorik Cana.