LAZIO
Cana kthehet në vendin e tretë
25 February, 2013 @23:01
Lazio e Lorik Canës ka arritur që të rikthehet në vendin e tretë të Serie A-së, duke e mposhtur sonte Pescaran, që gjendet në pozitën e parafundit të tabelës.
Cana ka qenë për 90 minuta në fushë duke qëndruar në qendër të mbrojtjes dhe duke e mbajtur portën e skuadrës së tij të pastër.
Boshnjaku Senad Lulic ka qenë njeriu i ndeshjes tek lazialët, duke asistuar në golin e parë të shënuar nga mbrojtësi Stefan Radu dhe duke e shënuar vetë të dytin.
Me këtë fitore ekipi i Vladimir Petkovic, Lazio (47), ka kaluar në vendin e tretë me dy pikë më shumë se Milani (45). Në bankën rezervë të Lazios ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes portieri shqiptar Thomas Strakosha.
REZULTATI:
Lazio - Pescara 2-0 |