Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL 2-1 NEWCASTLE UNITED

Carvalho shuan debutimin e Isakut, Liverpool fiton në shtesë

Carvalho shuan debutimin e Isakut, Liverpool fiton në shtesë


1 September, 2022 @1:20

I posa ardhuri te Newcaslte United ka pasur debutim për të mbajtur në mend. Alex Isak ka shënuar për avantazh të mysafirëve dhe ka pasur edhe një gol të bukur të shënuar, por të anuluar për ofsajd. Newcastle pagoi 60 milionë funta për suedezin e talentuar.

Në fund, pas barazimit me anë të Roberto Firminos, në skenë ka dalë transferi i ri i Liverpoolit Fabio Carvalho, që ka shutuar “egër” në sekondat e fundit nga afërsia për t’ia dhënë fitoren 2-1 [Firmino 61, Carvalho 90+8 - Isak 38] ekipit të Jurgen Kloppit, i cili e ka quajtur këtë fitore për mbamendje.

Fitorja e dytë me radhë për Liverpoolin ka qenë shumë e rëndësishme për të mbajtur formën e ekipit, duke ditur problemet me lëndime, ndërsa Newcastle United ka treguar se do të jetë arrë e fortë për secilën skuadër tjetër me sulmuesin e ri suedez, që mori lejen e punës pak orë para ndeshjes për të pasur të drejtë loje sonte në Anfield Road.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League