Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA 1-1 MANCHESTER UNITED

Casemiro në sekondat e fundit shpëton Unitedin në derbi

Casemiro në sekondat e fundit shpëton Unitedin në derbi


22 October, 2022 @20:41

Braziliani Casemiro ka shënuar golin e parë të tij me fanellën e Manchester Unitedit dhe si duket ajo ishte e rezervuar për një moment tepër të mirë, pasi që me golin e tij dhe atë në sekondat e fundit të ndeshjes ka shpëtuar ekipin e tij nga humbja në Stamford Bridge.

Jorginho

Chelsea kishte ardhur në epërsi në minutën e 87 të ndeshjes, kur zëvendëuesi Armando Broja u faulua në zonë, ndërsa referi dha penallti të cilën e konkretizoi Jorginho për epërsi.

E në kohën kur Chelsea priste mbylljen e ndeshjes dhe fitoren, një reagim i mirë i Casemiros me kokë, ka dhënë rezultatin final të ndeshjes, Chelsea 1-1 Manchester United [Jorginho 87pen. - Casemiro 90+4].

 

Për tu theksuar, Raphael Varane, i lënduar doli nga fusha me lot në sy, pasi që u desht të shkojë në rikuperim, ndërsa dyshohet se mund të jetë gati për Botërorin e Katarit, që nis muajin e ardhshëm.

Raphael Varane


 
Të gjitha lajmet nga Premier League