Të gjitha lajmet

UEFA

Ceferin: Jeni të obliguar ta pranoni Kosovën

Ceferin: Jeni të obliguar ta pranoni Kosovën

30 May, 2019 @10:40

Një deklaratë pozitive për Kosovën dhe futbollin e saj vjen nga Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-së.

“Të gjitha shtetet janë të obliguara të pranojnë të luajnë me Kosovën dhe klubet e Kosovës ashtu siç e dikton shorti, qoftë në shtetet e tyre apo si mysafire, nuk ka rëndësi se ku.” - deklaroi presidenti i UEFA-së dje, duke bërë të ditur edhe një herë që Kosova është një shtet i barabartë me të gjithë të tjerët në aspektin futbollistik.

Kosova është në garë për t’u kualifikuar në kampionatin evropian, përmes Ligës së Kombeve apo përmes kualifikimeve të rregullta drejt EURO2020, e në kampionat evropian Kosova mund të ndeshet me shtete që nuk e kanë pranuar politikisht, shtete këto që shpesh kanë ‘ngritur zërin’ duke mos e pranuar njohjen e Kosovës (kujtojmë rastin e Kampionatin Evropian të grupmoshave U17, që Spanja e zhvendosi në Nyon të Zvicrës, vetëm që simbolet e Kosovës të mos shfaqen publikisht në Spanjë).

E këtyre gjërave po iu vie fundi, me drejtuesit e UEFA-së që po i obligojnë të gjithë ta pranojnë Kosovën ashtu si të gjitha shtetet tjera të botës.

Në kualifikimet drejt EURO2020, Kosova ndodhet në grup me Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi e Çekinë, shtete me të cilat probleme nuk ka, mirëpo deklarata e presidentit Ceferin është një paralajmërim për të ardhmen, ku përballjet e Kosovës me shtete që nuk e pranojnë, në çfarëdo grupmosha, janë të pashmangshme.

Për shkaqe sigurie, Kosova nuk mund të shortohet me Serbinë apo Bosnje e Hercegovinën, mirëpo sa i përket të tjerave, të gjitha janë të obliguara të luajnë ndaj Kosovës dhe ekipeve të Kosovës, ashtu siç luajnë ndaj të gjitha shteteve apo në gara ekipore evropiane ndaj ekipeve nga ai shtet.

PRISHTINA

Prishtina zyrtarizon përfocimin e parë

9 August, 2019 @23:08

Kampionia e Superligës së Kosovës në basketboll, Prishtina, pak më parë e zyrtarizoi përforcimin e parë për stinorin 2019/20. Bëhet…

CITY

Pep zbulon se sa do të mungojë Sane

9 August, 2019 @17:06

Leroy Sane pritet të mungojë rreth gjashtë ose shtatë muaj pasi që pësoi lendim të gjurit. 23 vjeçari, krisi ligamentin…

ARRIHET MARRËVESHJA

Gjykatësi vendos për ditët e LaLigas

9 August, 2019 @17:02

La Liga dhe Federata e Futbollit e Spanjës kanë arritur marrëveshje përfundimtare sa i përket orarit të ndeshjeve për sezonin…

DANEZI

Edhe Schone largohet nga Ajaxi

9 August, 2019 @16:56

Transferi më i ri i ekipit të Genoa, Lasse Schone është zyrtarizuar gjatë dites së sotme. Për ekipin e…

RIKTHIM NË SUPERIORE

Ish mbrojtësi i kombëtares dhe Skënderbeut, te Tirana

9 August, 2019 @15:46

Futbollisti me përvojë, që së fundi luajti si mbrojtës te Skënderbeu i Korçës, Kristi Vangjeli, është zytarizuar sot si lojtar…

Të gjitha lajmet nga